Ronaldo bëhet futbollisti i pestë më i paguar në botë pas kalimit te Man Utd – Messi i prinë listës, Lewandovski i dhjeti
Cristiano Ronaldo ka konfirmuar transferimin e tij nga Juventusi te Manchester Unitedi, ndërsa tani gjendet i pesti në listën e dhjetë futbollistëve me pagën më të madhe në botë.
E premtja ishte ditë e bukur për tifozët e Unitedit, pasi idhulli i tyre apo legjenda e klubit, Ronaldo u kthye në Old Trafford pas më shumë se dhjetë vitesh.
Ky transferim i Ronaldos në momentet e fundit te Unitedi, pasi gjithë kohën flitej për një transferim te Manchester City, befasoi të gjithë.
Megjithatë, ylli portugez më nuk do të mund të fitojë aq sa fitonte të Juventusi dhe ka rënë nga vendi i dytë në të pestin në listën e futbollistëve më të paguar në botë brenda vitit.
Sipas raporteve, Ronaldo do të fitojë tani rreth 480 mijë euro në javë apo diçka më shumë se 23 milionë euro në vit, ndërsa te Juventusi fitonte plot 31 milion euro.
Është gazetari i njohur Tancredi Palmeri, i cili ka publikuar listën me dhjetë futbollistët më të paguar në botë bazuar në pagën e tyre neto pa asnjë bonus ose të ardhura të tjera të konsideruara.
Rruga Press