KryesoreOpinion/Aktualitet

Roli i partive ne cilësinë e demokracisë

Nga Hysamedin Feraj

Opzita në Kosovë kritikon të qenit normal.

Të marrim shembuj të ndryshëm ligjërimi:

1▪︎ Albini e bën këtë gjë për vota!

A ka gjë më normale që partitë politike të bëjnë gjëra për vota? Partitë politike ekzistojnē për këtë, përndryshe mendojnë të vijnë në qeverisje pa u pëlqyer nga votuesit.

Për vota, Albini, me një seri vendimesh e veprimesh, i ka dhënë fund qeverisjes së veriut të Kosovës nga Serbia (Vuçiq-Radojçiq);

Për vota, opozita thotë se do t’i revidojë, anullojē, zhbëj këta vendime e veprime e ta kthej gjendjen siç ka qenë (ose, siç thotë Ramushi, ta kthej Radojcoqin zot shpie në veri).

2▪︎ A ka gjë më normale që ministrat dhe zyrtarë të tjerë të konsultohen me partinë, gjegjësisht me komitetet e partisë, ministra dhe zyrtarë të të cilës janë dhe programin e të cilës kanë detyrë të realizojnë?

Lexo më shumë  Konjufca pret komisionerët parlamentarë të Bavarisë: Mërgata na ka afruar

Por opozita e quan jo normale konsultimin e ministrave, deputetëve, etj., me partinë, programin dhe premtimet e të cilës përfaqësojnë!

3▪︎ A ka gjë më normale, në kuptimin e zakonshme, që politikanët, edhe më oratorët e më stilistët, nga presidentë si ata në SHBA e deri te diktatorët më të njohur, të përdorin shkrues të fjalimeve të veta, ose së paku rishikues (reviewer) të tyre!

Por opozita e quan jo normale këtë praktikē botërore e të gjithëkohshme, dhe qorton deputetë e të tjerë pse ndihmohen nga anëtarë të tjerë bashkëpartiak në fjalimet e tyre!

4▪︎ Kushdo që përfaqëson dhe zbaton programin e partisë që përfaqëson është normale të konsultohet me komitetet e partisë së vet, dhe Dejona Mihali është koordinatore e komiteteve të LVV, prandaj është normale t’i drejtohen asaj.

Lexo më shumë  Kisha serbe i ofron “mbështetje të palëkundur” Kishës ruse për pretendimet e saj kishtare në Ukrainë

5▪︎ Komitetet japin mendimin dhe këshillën e tyre, jo vendimin, sepse vendimin e merr i/e këshilluara mbasi mund të ketë pyetur qindra vetë. Kjo është dhe duhet të jetë normale.

Por opozita mendon se është arroganca e tipot: “unē nuk pyes për askënd në botë”!

6▪︎ Me sa duket opozita mendon se Kosovës i bëhet aq më mirë sa më anormalë të jemi. Ndoshta ky është grupi i votuesve që synon opozita, dhe mendoj se gabon, sepse as ekzistenca dhe as krijimi e votueseve anormalë nuk i bën mirë asnjë vendi në botë.

Rruga Press

YouTube player