Rojet bregdetare greke nën akuzë! Gjykata e Marinës i akuzon për mbytjen e anijes me 82 emigrantë në vitin 2023
Rojet bregdetare greke akuzohen për fundosjen e anijes me 750 emigrantë në bord në qershor të vitit 2023. Gjykata ka ngitur padi ndaj tyre, përfshirë ekuipazhin e anijes dhe kapitenin si personin e përfshirë drejtpërdrejt në tragjedi.
Gjykata e Marinës greke ka ngritur një padi kundër 17 rojeve bregdetare për katastrofën më vdekjeprurëse të anijeve me emigrantë në Detin Mesdhe prej një dekade.
Midis tyre është kapiteni i anijes së rojes bregdetare, LS-920, i cili akuzohet drejtpërdrejt për mbytjen e anijes e si pasojë vdekjen e 82 emigrantëve.
Ky numër korrespondon me numrin e trupave të gjetur, megjithëse mendohet se deri në 500 persona të tjerë u mbytën, përfshirë gra dhe fëmijë që ishin të gjithë nën kuvertë.
Kapiteni i LS-920 akuzohet gjithashtu për ndërhyrje të rrezikshme në transportin detar, si dhe për mosdhënie ndihme për anijen me migrantë.
Ekuipazhi i anijes akuzohet për bashkëpunim në të gjitha veprimet e dyshuara si të kryera nga kapiteni.
Anija Adriana u fundos pranë brigjeve Pylos në orët e para të 14 qershorit 2023.
Katastrofa ndodhi në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës së shpëtimit të Greqisë.
Anija ishte nisur nga Libia për në Itali me rreth 750 persona në bord. Vetëm 104 prej tyre dihet se kanë mbijetuar.
Ishin pikërisht këta të fundit që thanë se aksidenti ishte shkaktuar qëllimisht.
Ekipi i përbashkët ligjor që përfaqëson të mbijetuarit dhe viktimat e katastrofës tha se vendimi për të ndjekur çështjen ishte një hap i madh përpara drejt vënies së drejtësisë në vend.
Rruga Press

