KryesoreLajme

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili mendon që shtetit serb nuk duhet t’i kërkohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës de jure, për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Rohde në një postim të bërë në platformën X ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë përfshinë njohjen reciproke.

Lexo më shumë  Kosova intensifikon përpjekjet për anëtarësim në KiE, Gërvalla javën e ardhshme shkon në Strasburg

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka pohuar ai.

Gjithashtu, Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku pikërisht kishte deklaruar se “është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”.

Lexo më shumë  S’ka pajtim në BE për heqjen e plotë të masave

Ndryshe, ambasadori Hill të enjten tha se mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet që de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por se evropianët “po kërkojnë pikërisht atë që thonë se po kërkojnë – normalizim të marrëdhënieve”.

Rruga Press

YouTube player