Bota

Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian për dy vitet e gjysmë të ardhshme, duke shënuar fillimin e legjislaturës së 10-të në Strasburg.

Në një votim të mbajtur mëngjesin e së martës, 45-vjeçarja kristian-demokrate nga Malta siguroi 562 vota pro nga 623 votat e hedhura nga ligjvënësit e sapozgjedhur, një fitore komode që tejkalon lehtësisht shumicën e nevojshme.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

“Me mbështetjen tuaj, unë do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për të bashkuar njerëzit…”, tha Metsola në fjalimin e saj para votimit, duke premtuar se do të nxisë një atmosferë “debati” dhe “respekti”.

“Ky duhet të jetë një Parlament i fortë në një Bashkim të fortë”, vazhdoi ajo. “Ne nuk mund të pranojmë që roli ynë si parlamentar të jetë i zbehur”.

Irene Montero, sfiduesja simbolike e paraqitur nga e majta, mori vetëm 61 vota.

Ajo u zgjodh për herë të parë në janar 2022, pas vdekjes së papritur të paraardhësit të saj, David Sassoli.

Rruga Press

YouTube player