Lajme

Rizvanolli u përgjigjet kritikave të deputetëve për energjinë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se sot kanë shënuar fillimin e punës në strategjinë kombëtare të energjisë.

Kjo, sipas saj, do të jetë strategjia e parë që do të jetë e bazuar në të dhëna e studime që merr parasysh interesat e qytetarëve.

Ajo ka thënë se edhe nëse nuk përdoret gazi i SHBA-së, marrëdhënet me të nuk do të prishen.

“Pas workshopit të parë që kemi bërë në qershor për këtë strategji këto kanë qenë komentet që kemi marrë ‘është hera e parë që në Kosovë të nënshkruhet kontrata prapa dyerve të mbyllura’”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se zhvillimi ekonomik i një vendi varet nga qasjet ne burimet energjetike që ka.

Ai ka thënë se si kurrë më parë po dëshmohet nevoja për të pasur një strategji energjetike.

Tahiri ka thënë se Kosova me Prodhimin e energjisë me Kosova A dhe B nuk i plotëson nevojat e veta dhe kjo nënkupton që ne duhet të shikojmë për burime tjera alternative.

“Kosova nuk e ka modestinë duhet të sigurojë energji për stabilitetin nacional. Kosova duhet të sigurojë qasje në rrjetin e gazit sa më shpejtë që është e mundur me shtrirjen e rrjetit të gazit. Përdorimi i gazit siguron energji më të lirë dhe ndotje më të vogël se që e kemi me thëngjillin. Kosova duhet të jetë parasysh edhe interesat gjeostrategjike me aleatët. Unë nuk e kuptoj si është e mundur një kryeministër të jetë kaq i papërgjegjshëm dhe ta trajtojë këtë çështje në mënyrën më të turpshme të mundshme dhe nuk e jep një përgjigje pse i refuzoi 200 milionë euro pse nuk i mori 200 milionë të buta dhe del flitet këtu nga zoti Abazi për agjendën e gjelbër dhe del flet këtu shpifje. Dil fol kush nga AAK ka blerë tokë afër mihjeve. Dilni tregoni nuk e kemi bërë këtë çështje se kemi problem me disa njerëz. Keni mashtruar, për këtë keni marrë rezultatin me vetëm katër komuna në zgjedhje dhe njëjtë do ta merrni përgjigjen edhe tash. Tregoni që nuk jeni të zotët me udhëheqë nuk doni partneritet me SHBA vetëm doni të mashtroni”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Çanak: Serbia nuk ka potencial për të zhvilluar luftë ndaj Kosovës

Ajo ka thënë se marrëdhëniet me MCC ose SHBA nuk janë rrezikuar dhe dëmtuar ato janë të shkëlqyeshme.

Ajo ka shtuar se opsioni i ndërtimit të gazsjellësit nuk ehte përjashtuar por asnjë nga tri studimet e fizibilitetit nuk kanë qenë të përfunduar në momentin kur kemi vendosur që garantin e MCC ta shfrytëzojmë për diçka tjetër.

“Përkundër disa mendime që po dëgjoja gazi nuk është burim i ripërtrishëm energjia nga gazi nuk është energji e pastër. Kjo do të bëhet vetëm nëse është në interes të qytetarëve. Nëse përdoret ose jo gazi nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet tona me SHBA ose BE. Kriza energjetike është pikërisht për shkak të çmimit të gazit. SHBA dhe BE janë duke tentuar ta ulin përdorimin e gazit. Në diskutimet dhe bashkëpunimin që kemi pasur nuk ka qenë asnjëherë ky bashkëpunim i shtyrë nga kërkesat e kushtëzimet. Bashkëpunimi është i bazuar respekt të ndërsjellë. Prezantimi i çështjeve të gazit kinse ne po e kundërshtojmë jo vetëm që nuk janë të vërteta por as nuk i bëjnë nder shtetit të Kosovës e as ShBA-ve”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Pezullimi i Ballukut/ Festë në burgun ku qëndron Veliaj, hidhen fishekzjarre (VIDEO)

E ish-ministrja e Financave, deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka pyetur ministren e Ekonomisë, Artanell Rizvanolli, për fushat që kanë thënë se do të investojnë.

“Keni thënë në konferencë për media se ka qenë e pamundur të vendosni për gazsjellësin për shkak të kohës së shkurtër dhe për shkak që nuk e keni ditur koston. Por ju i keni përcaktuar fushat se ku do të investohet. Për akumulimin e energjisë nuk jam eksperte, por kjo me sa e di është e kushtueshme dhe a keni kosto për të. Sa për qind e fondeve do të investohen aty. Rrjeti energjetik dhe institucioni për furnizim me rrymë tashmë është i privatizuar, jam e sigurt se ky vendim po të ishte sjellë nga ndonjë Qeveri tjetër do të ishte kundërshtuar zëshëm nga Vetëvendosja se si po shpenzohen mjete në asete që janë në pronësi të një kompanie private”, ka thënë Bajrami nga foltorja e Kuvendit. Kur flitet për 20 vitet e kaluara, sugjeroj Vetëvendosjen me zgjedh një person tjetër të flasë që nuk ka qenë pjesë e atyre qeverive në ato vjet, sepse është e papranueshme me fol zonja Mimoza Kusari-Lila, e cila ka qenë vetë pjesë e komunitetit për energji”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *