KryesoreLajme

Rizvanolli takon sekretarin e Brendshëm të ShBA-së dhe atë të Energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është takuar me sekretarin e Energjisë të SHBA-së, Chris Wright, si dhe sekretarin e Brendshëm, Doug Burgum.

Takimi zuri vend në Uashington.

Rizvanolli ka bërë me dije se pikërisht në Uashington u mbajt takimi Ministror për Partneritetin e Qëndrueshëm Trans-Atlantik.

Bashkë me palën amerikane, Rizvanolli diskutoi mbi çështje relevante të energjetikës dhe ekonomisë.

YouTube player