Rizvanolli publikon etiketat e efiçencës së pajisjeve për subvencionim
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka publikuar etiketat e efiçiencës së pajisjeve shtëpiake të cilat do të subvencionohen me përkrahje të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Javën e kaluar ministrja Rizvanolli së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe Bianciardi nga European Union in Kosovo kanë lansuar masat e reja për subvencionim të qytetarëve të cilat përfshijnë: rrobalarëse, enëlarëse, erigorifer ose frigorifer me friz, Sistem diellor për ngrohje të ujit sanitar
“Ja si duken etiketat e efiçencës së pajisjeve të cilat do t’i subvencionojmë me përkrahje të European Union in Kosovo”, ka shkruar ajo në Facebook linqet për t’u informuar qytetarët më shumë rreth aplikimit.
Rruga Press