KryesoreLajme

Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në PDAC 2026 në Toronto të Kanadasë, një nga konferencat më të mëdha dhe më të rëndësishme globale në fushën e eksplorimit mineral dhe industrisë minerare.

Konferenca, e organizuar nga Prospectors & Developers Association of Canada, mbledh mbi 27 mijë pjesëmarrës nga më shumë se 125 shtete të botës. Programi përfshin sesione profesionale, aktivitete rrjetëzimi dhe ekspozitë të industrisë me mbi 1,300 ekspozues dhe qindra prezantues.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Sipas një njoftimi për media, gjatë ditës së parë të qëndrimit në Kanada, ministrja Rizvanolli zhvilloi takime pune me partnerë institucionalë dhe përfaqësues të industrisë kanadeze, me fokus në shkëmbimin e përvojave për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për projekte konkrete në të ardhmen.

Në këtë kuadër, ajo u takua me Cory Hughes, zëvendësministër Ndihmës për Zhvillimin e Burimeve në Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve të Saskatchewan-it, me Claude Gendron nga Korporata Komerciale Kanadeze, si dhe me Pamela Schwann, presidente e Shoqatës Minerare të Saskatchewan-it.

Po ashtu, ministrja ka realizuar takim edhe me Ahmed Hussen, anëtar i Parlamentit të Kanadasë dhe kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë konferencë, delegacioni i Republikës së Kosovës mori pjesë në sesione tematike mbi trendet globale në eksplorim, financim, teknologji dhe qeverisje të qëndrueshme të burimeve minerare.

Sektori minerar është përcaktuar si një ndër prioritetet zhvillimore dhe ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, thuhet në njoftiminne ME. Në funksion të këtij orientimi strategjik, është paraparë një investim publik prej rreth 50 milionë eurosh në këtë sektor.

Rruga Press

YouTube player