KryesoreLajme

Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dje në një konferencë për media ka folur  për situatën energjetike në Kosovë.

Rizvanolli  ka deklaruar se po flitet për “mafinë energjetike” në Ballkan por, sipas saj, asnjëri institucion i Kosovës s’ka lidhje me të.

Sipas Rizvanollit, kjo mafi mund të ekzistojë në Ballkan dhe ta ketë selinë në Beograd.

“Nuk kam folur për të sepse është aq pa lidhje dhe e pabazë, sa s’më është dukur e denjë ta them. S’po ndalen disa duke e thënë. Mafia energjetike në Ballkan mund të ekzistojë, e të ketë selinë në Beograd, por asnjë institucion i Kosovës s’ka asnje raport, lidhje apo kontakt me të, as shoqëror e as biznesor, e as kurrfarë. Absurde që ta them pasi ata që akuzojnë, s’kanë asnjë fije fakti për atë që e thonë”, ka thënë Rizvanolli.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Sipas ministres në detyrë, ata që akuzojnë për “mafi energjetike”, shpërndajnë dezinformata “për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë”.

“Prej tyre s’mund të presim të jenë korrektë, por ju lus që të mos i merrni të mirëqena të gjitha deklarimet që i lexoni, por t’u referoheni informatave zyrtare nga kompanitë përgjegjëse”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macron në Pallatin Elize, konfirmohet partneriteti Kosovë–Francë
YouTube player