KryesoreLajme

Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se për dallim që në të kaluarën ku konsumi ka qenë nga amvisëritë e tani po vjen nga rritja e konsumit nga bizneset, tregon rritjen e aktivitetit ekonomik.

Ka thënë vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë elektrike.

Ajo ka deklaruar se në vitin e parë përmes subvencionimit, Qeveria ka ndihmuar amvisëritë edhe bizneset.

Sipas saj, Kosova mbetet me çmimin më të lirë të energjisë në rajon.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Trendi i përdorimit të kaldave me rrymë që shpenzojnë tepër shumë është shumë i madh, por po bie ngadalë. Përtej investimeve në efiçiencë, ne kemi përkrahur edhe familjet për t’i izoluar shtëpitë e tyre. Sistemi energjetik është në rrugën e duhur edhe nga ana e menaxhimit të konsumit, edhe nga investimet që vijnë në kapacitet e gjenerimit që munguan me dekada”, ka thënë ajo.

Rizvanolli ka shtuar se në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka pasur rritje të konsumit të energjisë nga amvisëria për 49 për qind.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ajo ka thënë se çështja e bllok-tarifës në thelb është çështje e drejtësisë sociale.

“Kostoja shtesë që vjen nga ngrohja me energji elektrike me pajisje jo efiçiente, veçanërisht kaldaja elektrike joefiçiente mund të bartet nga të gjithë ne”, ka thënë ajo.

Sipas saj heqja e blloktarifës shkakton pabarazi.

Rruga Press

YouTube player