KryesoreLajme

Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se propaganda, lajmet e rrejshme, lufta hibride me anë të përmbajtjes së krijuar me inteligjencë artificiale flasin ndryshe e shumë, por siç tha ajo “faktet në secilën fushë flasin saktë e qartë”

Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me ardhjen e Qeverisë Kurti është ulë krimi i organizuar në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

“Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve të të gjitha etnive së bashku. Konsumi i energjisë rritej në mënyrë jonormale, 8-13 për qind për çdo vit, e këtë e paguanim ne qytetarët tjerë.

Rezultatet e luftës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar filluan të shihen më 2022-3, me rënie 2.5 për qind dhe 8 për qind të konsumit të energjisë. E që nga 1 janari 2024 kur e zgjidhëm çështjen e mospagesës të qytetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, konsumi ra për 35 për qind”, ka shkruar Rizvanolli.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Tutje ministrja Rizvanolli ka thënë se: “Rikujtojmë që kjo barrë për 24 vite u kushtoi qytetarëve të Republikës së Kosovës 348 milionë euro”.

YouTube player