BallinaLajme

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Shtyhet afati deri në fund të 2021

Qytetarët do të kenë afat deri në fund të këtij viti për të kryer rivlerësimin e pronës së tyre.

Afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Vendimi për shtyrjen e afatit, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend nga pandemia e COVID-19, e cila ka ndikuar në shumë procese të punës së administratës shtetërore, përfshirë edhe ato të Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, e cila është përgjegjëse për marrjen e aplikimeve nga qytetarët që duan të rivlerësojnë pasurinë.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Rivlerësimi është një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Nga ky rivlerësim do të kenë mundësi të përfitojnë 50 mijë pasuri, efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Preess

YouTube player