Lajme

Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video-mesazh

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka uruar shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një video-mesazhi, ajo nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e kanë mbështetur gjithmonë.

“Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, ka thënë ndër të tjerash Rita.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Video-mesazhi i plotë i këngëtares do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”.

Kujtojmë që Rita i ka treguar gjithmonë ndjenjat e saj patriotike, pasi nuk është frenuar asnjëherë të flasë publikisht për traditat e origjinës së saj. Madje, i ka dedikuar edhe një këngë Kosovës në vitin 2012 me titull “Shine Ya Light”.

Lexo më shumë  5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *