Lajme

Rita Ora arrin mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotify

Rita Ora ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj. Përmes rrjetit social, Instagram, Rita Ora ka zbuluar se ka ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët. Gjithashtu ajo ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj dhe do të publikojë albumin ri në janar.

Lexo më shumë  Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Së fundmi Ora komentoi edhe “grindjen” me Rihanna-n. Artistet kanë qenë pjesë e “Roc Nation” dhe këngëtarja shqiptare ka paditur shtëpinë diskografike asokohe pasi nuk e lejuan të bënte më shumë se një album.

“Pse nuk po dilte muzika?”, u pyet Rita nga gazetari. “Nuk e di”, tregoi ajo. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”. “Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas”, u shpreh gazetari.

Lexo më shumë  Katër njohje brenda një viti për Kosovën

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë. Mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë vajzat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”,u përgjigj Rita.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *