Risia, kompania japoneze gati për miratimin e vaksinës së parë bimore ndaj Covid-19
Pasi të miratohet, do të jetë vaksina e parë barishtore në botë kundër Covid-19 dhe sipas krijuesve të saj, është më e lirë dhe më e lehtë për tu transportuar dhe ruajtur sesa vaksinat e tjera.
Kompania farmaceutike, Medicago po përgatit një vaksinë kundër koronavirusit, e cila vjen nga një bimë e familjes së duhanit. Filiali i kompanisë japoneze, Mitsubishi Tanabe Pharma do të paraqesë deri në fund të vitit 2021 një kërkesë tek autoritetet kompetente të Kanadasë për të miratuar lëshimin e vaksinës së saj kandidate.
Sipas CNN Greece, pasi të miratohet, do të jetë vaksina e parë barishtore në botë kundër Covid-19 dhe sipas krijuesve të saj, është më e lirë dhe më e lehtë për tu transportuar dhe ruajtur sesa vaksinat e tjera. Duhet të theksohet se industria shumëkombëshe e duhanit, Philip Morris ka një pjesë prej 25% në Medicago.
Kompania japoneze me qendër në Osaka pret që kërkesa globale për vaksinat e koronavirusit të mbetet e lartë në të ardhmen pasi llojet e reja të virusit vazhdojnë të shfaqen. Kjo është arsyeja pse ai shpreson të ketë mundësinë për të depërtuar në një treg të madh që është dominuar deri më tani nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.
“Ashtu si me gripin sezonal, ne nuk presim që kërkesa për vaksinat Covid-19 të zhduket papritur dhe ka ende shumë pasiguri në lidhje me variantet e reja. Ne besojmë se është e vlefshme të zgjerojmë opsionet tona të vaksinave,” – tha Tosifumi Tanta, kreu i zhvillimit të vaksinave në Mitsubishi Tanabe Pharma.
Deri më sot, asnjë vaksinë bimore nuk është miratuar për përdorim te njerëzit, por përkrahësit e këtyre vaksinave thonë se ato janë një zgjidhje tërheqëse sepse gjethet e bimës rriten shpejt, gjë që përshpejton procesin e prodhimit dhe ul koston e prodhimit të vaksinave. Falë zhvillimit të tyre më të shpejtë gjithashtu, është e mundur të zhvillohen vaksina të adaptuara kundër shtameve të reja patogjene me një ritëm më të shpejtë.
Ndërsa një vaksinë tradicionale e gripit kërkon rreth tetë muaj deri në një vit për tu prodhuar, vaksina Medicago mund të prodhohet në vetëm pesë deri në tetë javë. Përveç kësaj, vaksinat bimore nuk kërkojnë ftohje të thellë dhe Medicago mund të ruhet në dy deri në tetë gradë Celsius.
Medicago planifikon të prodhojë vaksinat në uzinën e saj në Karolinën e Veriut , SHBA , me një kapacitet prodhimi prej rreth 80 milion doza. Një fabrikë e re në Quebec, Kanada do të jetë funksionale në 2024 , duke rritur kapacitetin vjetor të prodhimit në një miliard doza.