KryesoreLajme

Rinovim urban në Gjilan – së shpejti fillon fasadimi i banesave të vjetra

Së shpejti do të nisë fasadimi i ndërtesave të vjetra kolektive në qytetin e Gjilanit.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se së shpejti objektet kolektive të ndërtuara ndër vite do të kenë një pamje të re, më moderne dhe funksionale.

Lexo më shumë  Paturpësia për të pranuar mungesën e ilaçeve dhe mos bërjen e analizave, si normalitet në Shqipëri

Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin estetik të qytetit, por edhe rritjen e efikasitetit energjetik dhe kushteve të jetesës për banorët.

YouTube player