Bota

“Rinoceronti” që do të thyej mbrojtjen ruse, mjetet e blinduara për pastrimin e fushave të minuara po arrijnë në Kiev

Koreja e Jugut do t’i sigurojë Ukrainë dy mjete motorike K600 Rhyno në kuadër të ndihmës së dërguar Kievit nga Seuli.

Kjo është bërë e ditur nga e përditshmja jugkoreane Chosun duke u thirrur në burime brenda qeverisë së këtij vendi, raporton Yahoo News.

Thuhet se janë mjete luftarake të njësive inxhinierike, që do t’i mundësojnë ushtrisë ukrainase të depërtojë në fushat e minuara të vendosura nga mbrojtja ruse.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Rhino” është një automjet i avancuar inxhinierik ushtarak që u zhvillua në platformën K1A1, tanku kryesor i forcave të armatosura të Koresë së Jugut.

Thuhet se është e pajisur me një gjenerator të fushës magnetike për të shkatërruar minat.

Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-yeol i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë samitit të G7, të mbajtur në maj në qytetin japonez Hiroshima, se Seuli do t’i siguronte Kievit pajisje jo-vdekjeprurëse, përfshirë pajisjet e çminimit.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Thuhet se “rinoceronti” ka manovrim të madh dhe forca të blinduara të rënda dhe përveç depërtimit të fushave të minuara, ka për qëllim edhe kapërcimin e pengesave komplekse.

Ka një lloj parmendi që e përdor për të pastruar minat, për të gërmuar tokën dhe me pajisjen e tij magnetike është në gjendje të shkatërrojë një minë në një distancë deri në pesë metra.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player