Lajme

Rinisin shirat e dimrit/ Reshje intensive në jug, problemet e para në Gjirokastër

Pas ditëve më diell, rikthehet moti tipik i Dimrit. Thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe temperaturat e ulëta. Në Gjirokastër u shfaqën problematikat e para.

Shiu dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin pas disa ditëve diell në mes të Dimrit.

Në Gjirokastër, reshjet intensive të nisura prej mbrëmjes së të premtes kanë sjelle problematikat e para.

Përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati dhe ka bllokuar lëvizjen e mjeteve drejt lagjes ‘Lenxat’ ku banojnë rreth 80 familje.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Siç tregojnë pamjet, prurjet e shtuara të përroit kanë shkaktuar erozion duke rrezikuar muret rrethuese të disa banesave përgjatë tij.

Kjo situatë në Lazarat përsëritet sa herë që ka reshje shiu.

Autoritetet lokale në Gjirokastër mjaftohen vetëm me ndërhyrje provizore për hapjen e rrugës dhe jo zgjidhje përfundimtare të problematikës.

Vështirësi pati edhe në disa rrugë të qytetit.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Reshjet ndërkohë vijojnë duke shtuar rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave në orët në vijim. Qendra e fuqishme ciklonare në qendër të rajonit të Mesdheut do të diktojë kushtet e motit edhe për ditët në vijim.

Veç reshjeve të shiut, nuk përjashtohet as rikthimi I reshjeve të dëborës në zonat malor.

Era fryn mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 5 ballë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *