Bota

Rindizet konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, vendet fillojnë bombardimet; ka viktima

Rindizet tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Mediat azere dhe armene raportojnë për një intensifikim të luftimeve gjatë 24 orëve të fundit mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe armenëve në Nagorni Karabakh.

Sipas raportimeve thuhet se përplasjet kanë ndodhur në zonën e Berzdorit, në korridorin e njohur si Lachin, i cili mundëson aksesin tokësor të pjesës së Nagorni Karabakhut nën kontrollin e armenëve etnike me Armeninë.

Lexo më shumë  Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit

Nga përplasjet ka vdekur një ushtar azer si edhe janë plagosur disa të tjerë nga të dyja palët. Kujtojmë se, zona kontrollohet nga paqeruajtësit rusë, pas marrëveshjes së paqes në vitin 2020 që pasoi luftën dy mujore mes dy shteteve që përfundoi me fitoren e Azerbajxhanit.

Ky është një front që mund të shpërthejë sërish sipas analistëve ushtarake nisur edhe nga fakti se Rusia e ka vëmendjen në Ukrainë tashmë.

Lexo më shumë  Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *