Bota

Rindërtimi i Ukrainës, presidenti i KE-së propozon shitjen e aseteve të konfiskuara ruse

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se BE-ja duhet të konfiskojë dhe shesë asetet ruse dhe të përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën, shkruan The Guardian.

“Jam absolutisht i bindur se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të ngrirë asetet ruse, por edhe për të bërë të mundur konfiskimin e tyre, dhe për t’i përdorur për rindërtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia – flet ish-ushtaraku britanik

BE-ja tha muajin e kaluar se kishte ngrirë 30 miliardë euro asete të individëve rusë dhe bjellorusë.

Michel është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka propozuar diçka të tillë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden propozoi javën e kaluar që pasuritë e sekuestruara të oligarkëve të “shiten” për “të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga Rusia dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Ukrainës”.

Lexo më shumë  Kushëriri i JD Vance - i cili luftoi vullnetarisht në Ukrainë - i quan zv. Presidentin dhe Trumpi 'idiotë të dobishëm' të Putinit

Por konfiskimi i pasurive të individëve të sanksionuar “nuk është aq i thjeshtë” dhe do të ishte “një proces i vështirë dhe i gjatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *