BallinaLajme

“Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator të Covid-19, Manastirliu në QSH 2: Sistem elektronik për barnat falas

“Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator të Covid-19, Manastirliu në QSH 2: Sistem elektronik për barnat falas

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi Qendrën Shëndetësore numër 2 në Tiranë, ku u njoh nga afër në lidhje me ecurinë e paketës së rimbursimit. Në këtë qendër ka një javë që ka nisur të jepen recetat e rimbursimit për të infektuarit me koronavirus.

“Rimbursimi 100% dhe financimi nga shteti për paketën e trajtimit me barna për të gjithë qytetarët të cilët kanë forma të lehta dhe të moderuara të sëmundjes”, tha Manastirliu.

Sipas saj lehtësia e përfitimit të barnave në banesë, është mundësuar falë sistemit elektronik në rrjetin e qendrave shëndetësore.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Është lehtësia që ne tashmë kemi vendosur jo vetëm për diagnozën Covid19 por edhe për diagnoza të tjera në sistem, që mundëson rimbursimin e shpejtë. Në fakt gjatë gjithë periudhës së pandemisë qytetarëve të cilëve i’u është dashur që të marrin barna me rimbursim, i kanë marrë pikërisht nëpërmjet kodit elektronik dhe vendosjes në lidhje direkte të mjekut të familjes, qytetarit dhe farmacisë”.

Mjekët e kësaj qendre deklaruan se rimbursimi po vijon sipas stadeve të sëmundjes nga forma e lehtë tek ajo e moderuar.

 “Kemi filluar pjesën e rimbursimit sipas stadeve të p[acientit me vitaminoterapi dhe format e tjera në varësi të simptomave dhe sëmundshmërisë kronike. E këshillojmë  që të vetizolohet si për vete dhe familjarët. Kodi i dërgohet pacientit me anë të familjarëve që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë. Po shohim bashkëpunim të madh mes mjekut të familjes dhe pacientit. Kemi dhënë për forma të lehta dhe të moderuara në bazë të protokollit”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Kemi një javë që kemi filluar. Kemi dhënë 3 -4 raste receta me rimbursim. Kemi 5-6 raste në ditë. Të sëmurët na telenojnë dhe pyesin për paketën e rimbursimit. Kemi mbi 32 raste që komunikojmë”, thotë një tjetër mjek i kësaj qendre.

Ministrja Manastrliu e vlerësoi thelbësor rolin e mjekut të familjes në përballimin e pandemisë dhe u bëri apel qytetarëve që t’i drejtohen atij.

YouTube player