Bota

Rikthehet virusi “Joker”! Fshihet tek ‘android’ dhe ndërhyn në banka, autoritetet belge: Ju zbraz llogarinë pa e vënë re

Policia belge ka paralajmëruar rikthimin e virusit “Joker”, i cili sulmon pajisjet Android dhe fshihet në aplikacione të ndryshme që shkarkohen nga Google Play.

Alarmi është ngritur pasi virusi është i aftë të regjistrojë përdoruesin në shërbimet e pagesave online pa qenë nevoja për marrjen e autorizimit prej tyre dhe të zbrazë llogaritë bankare pa e vënë re. “Ky program është zbuluar në tetë aplikacione të Play Store që Google ka hequr”, thonë autoritetet belge.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Joker” u bë i famshëm në vitin 2017 për infektimin dhe grabitjen e viktimave të tij duke u fshehur në aplikacione të ndryshme. Që atëherë, sistemet mbrojtëse të Play Store kanë hequr rreth 1,700 aplikacione me ‘Joker’ para se ato shkarkohen nga përdoruesit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *