Bota

Rikthehet rendi në Ekuador, forcat e sigurisë bastisin burgjet ku filluan rebelimet

Disa mijëra trupa ushtarake dhe policore bastisën një seri burgjesh në Ekuador në kërkim të armëve, municioneve dhe eksplozivëve, si dhe për të rivendosur rendin pas një javë incidentesh dhe një spiraleje të paprecedent dhune. Operacionet erdhën pasi 170 gardianë burgu u mbajtën peng nga të dënuarit.

Lexo më shumë  PAMJE TE RENDA/ Rusët ekzekutojnë pa mëshirë ushtarët e tyre që dezertojnë në Ukrainë

Vonë gjatë së dielës, Policia Kombëtare e Ekuadorit njoftoi se 15 gardianë të tjerë të rrëmbyer nga të burgosurit në provincën El Oro, ishin liruar.

“Policia Kombëtare e Ekuadorit kreu një operacion për lirimin e 15 agjentëve penitenciarë që mbaheshin peng në kompleksin e burgut”, tha Komandanti i Policisë në El Oro, Ekuador, Telmo Betancourt.

Ndërkohë, rreth 1.100 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërhynë në burgun e qytetit-port Esmeraldas, në veri të vendit. Autoritetet publikuan pamje të forcave të armatosura që kontrollonin mbi 1 mijë të burgosur, të shtrirë dhe me duart pas kurrizit.

Lexo më shumë  Bilanci i jetëve njerëzore dhe shkatërrimi pas katër vite luftë në Ukrainë
YouTube player