Koronavirusi rikthehet në Kinë: Pse po ndodh tani?
Rastet e reja të koronavirusit janë rikthyer më ritëm shumë të shpejt në Kinë gjatë ditëve të fundit. Mediat raportojnë për një rritje të shpejtë të rasteve pozitive në rajone të ndryshme të vendit pavarësisht politikës “zero koroavirus” që aplikon qeveria qendrore prej më shumë se dy vitesh tashmë.
Mësohet se në rajonin e Guangdongut, Kina është duke ndërtuar një qendër karantinimi me kapacitet 80 mijë persona ku do të mbahen personat e infektuar deri në shërim të plotë.
Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, Kina ka aplikuar deri më tani politikën “zero koronavirus” duke future në karantinë të gjithë personat e infektuar dhe kontaktet e tyre, gjë që ka ulur ndjeshëm prej muajsh numrin e të infektuarve nga njëra anë, por ka bërë që një pjesë e madhe e popullsisë të mos imunizohet. Rrjedhimisht, herë pas here, vendi përballet me valë të madhe infektimesh në rajone të ndryshme.
Rruga Press