Rikthehen reshjet e borës në javën e dytë të Pranverës
Kjo ishte pamja e qytetit të Kukësit këtë të enjte pasi reshjet e dëborës u rikthyen intensive në javën e dytë të pranverës.
Trashësia e borës është 7 cm në qytet deri 30 cm në zonat e larta malore në Tropojës e Hasit.
Fshatrat e Njësisë Arrën janë të izoluar, ndërsa drejt Zapodit, Shishtavecit, Topojanit, Bushtricës, Kalisit, në Kukës e Margegaj e Tropojë e vjetër udhëtohet me vështirësi për shkak të borës në rrugë.
Rruga e Kombit dhe akset e tjera nacionale janë të hapura.
Këto pamje ndërkohë vijnë nga qyteti i Peshkopisë që po ashtu u përfshi nga reshje intensive të dëborës.
Trashësia e borës në Dibër varion nga 5 deri në 30 Cm në zonat e thella.
Njësitë administrative Lurë, Selishtë dhe Kala e Dodës janë bllokuar.
Fshatra të bllokuara ka edhe në njësitë Trebisht, Ostren, Zerqan e Martanesh në Bashkinë e Bulqizës
Rrugët nacionale Bulqizë – Burrel dhe Bulqizë – Klos – Tiranë nëpërmjet rrugës së Arbrit janë të qarkullueshme pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me goma dimërore dhe të jenë të pajisur me zinxhirë për çdo situatë që mund të krijohet.
Në juglindje, problematika ka në fshatrat e njësisë Dardhas në Pogradec, ku dëbora arrin deri në 2 metra dhe zona malore të Devollit.
Pjesa tjetër e vendit ndërkohë është përfshirë nga temperatura të ulëta.
Rruga Press