Bota

Riatdhesohet statuja e vjedhur indiane

Një statujë e vjedhur indiane, e cila dikur ishte në shitje në shtëpinë e ankandit Sotheby në Londër, pritet të riatdhesohet së shpejti.

Statuja e lashtë përshkruan një hyjni indiane me kokë dhie që rrjedh nga yogini – perëndesha femra, prejardhja e të cilave fillon në fshatrat rurale dhe fisnore në Indi, sipas librit të profesoreshës dhe kuratores Vidya Dehejia, “Kulti i Yoginit dhe Tempujt: Një traditë tantrike”.

Christopher Marinello, një avokat dhe themelues i “Art Recovery International”, një kompani që është e specializuar në rikuperimin e veprave të artit të vjedhura, të grabitura dhe të humbura, tha se e hasi statujën kur një e ve në Mbretërinë e Bashkuar, identitetin e së cilës ai nuk pranoi ta zbulonte, i kërkoi firmës së tij të ndihmonte me shitjen e saj.

Lexo më shumë  NASA bën histori, anija kozmike i mbijeton afrimit më të madh ndonjëherë me Diellin

Marinello tha se e veja “nuk e kishte idenë” dhe ishte e tronditur që statuja ishte vjedhur më parë, por ishte bashkëpunuese kur e mori vesh. Avokati më pas kontaktoi Vijay Kumar, bashkë-themelues i “India Pride Project”, një organizatë jofitimprurëse që i kushtohet rikuperimit të objekteve kulturore të grabitura në të gjithë Indinë.

“E nisa këtë në thelb si një organizatë jofitimprurëse për të rritur ndërgjegjësimin për grabitjen e shfrenuar të objekteve kulturore”, tha Kumar, i cili konfirmoi pretendimin e Marinellos se statuja ishte pjesë e një koleksioni më të madh të figurave të yoginit që u zhdukën nga fshati Lokhari në shtetin indian të Uttar Pradesh midis viteve 1978 dhe 1982.

Lexo më shumë  NASA bën histori, anija kozmike i mbijeton afrimit më të madh ndonjëherë me Diellin

“Kjo është një ikonë shumë e rrallë,” tha Kumar.

Yogini është një mjeshtër praktikuese e tantras dhe jogës, si dhe një term zyrtar respekti për mësueset shpirtërore femra hindu ose budiste në nënkontinentin Indian, Azinë Juglindore dhe Tibetin e Madh.

Tani ekspertët janë në fazën e fundit për kthimin dhe së shpejti yogini do t’i dorëzohet Komisionit të Lartë të Indisë në Londër dhe më pas do të dërgohet në vendin e saj të ligjshëm në Indi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *