Rezultatet përfundimtare, Shpejtim Bulliqi kanditati i LVV, fitoi në Besianë me rreth 52%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Podujevës.
Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje doli i pari në zgjedhjet e 29 nëntorit. Ai madje fitoi pa balotazh përballë dy kandidatëve të tjerë nga LDK e PDK.
Bulliqi mori 18 mijë e 286 vota, apo 51.9 për qind.
Në anën tjetër, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari mori 12 mijë e 627 vota, apo 35.8 për qind.
Ndërsa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu mori vetëm 4 mijë e 341 apo 12.3 për qind të gjitha votave.
Në zgjedhjet e së dielës votuan 34 mijë e 873 persona me të drejtë vote. Kështu, dalja në këto zgjedhje për kryetar komune ishte 40.76 për qind.
Nëse krahasohen votat e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, kur për kryetar të Komunës së Podujevës kandidatë Agim Veliu, ai pati marrë 18 mijë e 872 vota, apo 48.15 për qind përballë kandidatit të LVV-së, në atë kohë, Ajet Potera, i cili kishte marrë 11 mijë e 671 vota apo 29.77 përqind.
Këto vota i kishin marrë në raundin e parë të zgjedhjeve, pasi kjo komunë ishte shkuar në balotazh, ku më pastaj Veliu fitoi garën.