Opinion/Aktualitet

Rezoluta mbi Srebrenicën/Ky parlament i Shqipërisë e ka diskualifikuar veten të përfaqësojë qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë

Nga Enver Robelli

Me ngjarjen e sotme makabre lidhur me Rezolutën mbi Srebrenicën, ky parlament i Shqipërisë e ka diskualifikuar veten të përfaqësojë qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë.
Për fat të keq edhe kjo ngjarje e turpshme do të kalojë nën zhurmën e akuzave të ndërsjella mes të ashtuquajturve socialistë dhe të ashtuquajturve demokratë.

Tragjike është se Shqipëria nuk ka shoqëri civile që do të protestonte kundër këtij poshtërimi që parlamenti ia shkaktoi vendit sot.

Nuk ka masë kritike. Nuk ka Shqipëria as klasë intelektuale me autoritet që ngre zërin kundër kësaj loje të ndyrë partiake për interesa të politikës së brendshme.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë do të hesht. Do të heshtin shkrimtarët. Mediat do të jenë të ndara: njëra anë do ta mbrojë pushtetin dhe sulmojë opozitën, tjetra do të sulmojë pushtetin dhe mbrojë opozitën.

Një tragjikomedi si prodhim i mentalitetit mesjetar të politikës shqiptare! Mund të shpreh zemërimin ndonjë intelektual, por zëri i tij nuk do të dëgjohet. Shqipëria shumë shpejt, me gjasë nga nesër, i kthehet “normalitetit”. Një normalitet toksik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *