KryesoreLajme

Rezoluta e opozitës për gjenocidin serb/ Këlliçi: Refuzimi i PS, provë e vëllazërisë Rama-Vuçiq kundër faktorit shqiptar

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të mazhorancës socialiste për të mos votuar propozimin e opozitës për të miratuar një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘rezoluta e propozuar nga opozita për të dënuar genocidin serb nuk është thjesht dhe vetëm një çështje e ditës, është qëndrim i domosdoshëm kombëtar, pavarësisht kahut ideologjik, si dhe detyrim i dalë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’.

Lexo më shumë  'Këshilli Bashkiak në Maliq të Korçës diskuton dëmet nga përmbytjet', fermerët: Ku janë dëmshpërblimet për prodhimet e shkatërruara?

Mohimi i Rezolutës kundër Genocidit Serb, vetëm sa i shton provat për një bashkëfajësi dhe vëllazëri Rama – Vuçiç kundër faktorit shqiptar’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Sot mohimi i debatit parlamentar përveç vrasjes së demokracisë, nxorri në pah edhe një përmasë tjetër, atë antishqiptare të qeverisë Rama!

Rezoluta e propozuar nga opozita për të dënuar genocidin serb nuk është thjesht dhe vetëm një çështje e ditës, është qëndrim i domosdoshëm kombëtar, pavarësisht kahut ideologjik, si dhe detyrim i dalë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Në kontekstin kur kryeministri i Shqipërisë mban një qëndrim të hapur kundër qeverisë së Kosovës dhe ndërhyn pro Serbisë në implementimin e pikave të marrëveshjes mes shteteve, mohimi i Rezolutës kundër Genocidit Serb, vetëm sa i shton provat për një bashkëfajësi dhe vëllazëri Rama – Vuçiç kundër faktorit shqiptar.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti takohet me Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i plotë i Kosovës, përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme
YouTube player