KryesoreLajme

Rexhepi: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka thënë se zgjedhje duhet të ketë dhe se për këtë çështje kryeministri Albin Kurti ka folur me partitë opozitare dhe përfaqësues të tjerë të partive politike në vend.

“Duhet me pasë. Do të kemi sigurisht zgjidhje. Kryeministri është në diskutim me opozitën, PDK-në, dhe neve që jemi në koalicion, komunitetin pakicë. Kemi folur për bashkëpunim, kemi folur për mundësinë e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti është stabile, por që zgjedhjet mund të jenë të pritshme.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

“Ne jemi qeveri stabile, por natyrisht zgjedhjet mund të jenë të pritshme”, ka shtuar tutje zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Ajo ka thënë se Qeveria s’dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme dhe që do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin në pranverën e vitit që po vjen, megjithatë thotë se nëse do të ketë një dakordim mes partive, ka pëlqyeshmëri për zgjedhje para dimrit.

“S’mund të them datë për shpërndarjen e parlamentit. Natyrisht, pas shpërndarjes, presidentja e ka për detyrë që brenda 45 ditëve ta caktojë datën e zgjedhjeve. Ne nuk duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Do të ishte mirë që ato të ndodhin në pranverë. Por nëse ka një konsensus të të gjitha partive politike, për t’iu hapur datë zgjedhjeve. Por nëse ka konsensus mes partive, atëherë mund të caktohet data për shpërndarje të kuvendit. Ka afinitet, që zgjedhjet të mbahen para dimrit”, ka thënë ajo në T7.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga
YouTube player