REVOLTA E BUDALLENJËVE
Koment_____________________________________________________________
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Prishtinë, 28 dhjetor – Seanca e djeshme e Kuvendit ishte e jashtëzakonshme.
Kishte një të vetmen pikë të rendit të ditës – shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për masat e emergjencës në kufizimin e energjisë.
Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
“Miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë, por ia jep të drejtën Qeverisë të ndërmarr masa sipas nevojës, andaj ju ftoj ta miratoni këtë vendim”, pohoj në fjalën e saj ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Pas prezantimit të propozimit pasoi një debat i gjatë, tepër i gjatë, që nuk prodhoi asgjë, përveç zhurmës!
Në seancën e djeshme të Parlamentit patëm rastin të përballemi me një lukuni deputetësh që shquhen për faktin se kanë minimumin e kulturës politike.
Kjo përbërje e opozitës është pasqyra më e mirë për mutacionet që kanë pësuar si rezultat i goditjes së ashpër që përjetoi më 14 shkurt 2021.
Pavarësisht “renovimit” të lidershipit, ato në esencë mbeten në mendësi politike, ato që ishin, formacione të vjetra. Krerët dhe një lagje deputetësh me përvojë të PDK&LDK, edhe mund t’mos e pranojnë publikisht, por ata e kanë të qartë se si formacione politike që kanë koketuar shumë me krimin, i detyrohen shumë Republikës për të bëmat e tyre për dy dekada rresht.
Ka kohë që duket shqeto se mutantët politik që i katapultuan në krye, rezulton se janë vetëm formalisht “lider”, meqë kasta që i drejton, vazhdon të mbetet po ajo që ishte – klika e vjetër, lojale ndaj botës së krimit, rrjedhimisht të lidhura fort edhe me mafian që kontrollon sektorin e energjisë në rajon.
Dy liderët Memli K & Lumir A kanë gjithnjë e më pak aftësi për të zbatuar moderimin, dhe duke qenë se ata në thelb inkurajojnë politikanët injorantë, që në Parament na defilojnë si mbrojtës të interesit të popullit (sic!), – këtë herë jo kundër Serbisë, ndërkaq as që ju bëhet vonë për luftën hibride të Rusisë, natyrisht as kundër tendencave neootomane, ndërkohë janë hedhur me të dy këmbët (pavarësisht se nën rrogoz) kundër Bashkimit Evropian – është krejt e logjikshme që ata ta sulmojë Albin Kurtin me gjithë arsenalin që kanë dhe me paturpësinë që ju garanton fodullëku si produkt i injorancës politike.
Rrjedha e seancës së sotme më kujtoi gjykimin brilant të filozofit hungarez Gjergj Llukaçi, pavaërsisht se nuk ka qenë asnjëherë e nuk është i preferuari im, që derisa po përballej me lukuni të tilla të politikanëve neofashistë në atdheun e tij, ngjashëm me zhurmën e sotme në Parlamentin tonë, që vazhdoi tutje në TV-të e portalet tona, do ta quante me emrin e saj real: revoltë e budallenjve.
Kjo revoltë e budallenjëve tanë sot, produkt e inxhinjeringut politik neofashist, ka si burim urrejtjen e grumbulluar të mafias politike ndaj fuqisë së demokracisë. Prandaj ajo nuk duhet nënvleftësuar.
Zhurma e sotme në Parlament ishte vetëm maja e Ausbergut të fuqisë që ka fituar mutaconi i demokracisë së shpifur të këtyre dy forcave politike, të cilat duket se reformimin e kanë të pamundur. Prandaj ky fakt është një sfidë shumë e madhe për kulturën tonë politike, parlamentarizmin tonë të pamaturuar, por jo vetëm kaq. Në parlament dhe studiot televizive defilojnë individ narcisistë, dmth qytetarë me mendje fashiste, pavarësisht se veshin veladonin e liberalëve.
Prandaj kërkohet reagim i matur i qeverisë tok me elitat tona reale të mendimit politik.
©Rruga Press