KryesoreLajme

Revista serbe: Radoiçiqi përfitoi tender në autostradën Prishtinë-Tiranë

Revista serbe “NIN” ka ofruar disa dëshmi për veprimtarinë e Milan Radoiçiqit, kryeterroristit serb që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Pos tjerash, pjesë të dëshmisë e ka paraqitur edhe përfitimin e tenderëve në Kosovë, përfshirë këtu edhe në autostradën Prishtinë-Tiranë.

“Përveç pasurimit nga kontrabanda me naftë në jug të Kosovës, ai u pasurua edhe me angazhimin e firmave të Radoiçiqit dhe Veselinoviqit në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tiranë”, thuhet ndër të tjera.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim

Ai përmendet edhe për pjesëmarrje në luftën e Kosovës, sikurse shumica e serbëve civilë në rajonin e Dukagjinit, të cilët u pajisen me magazina ushtarake.

“Millan Radoiçiqi u emërua nënkryetar i Listës Serbe në qershor 2018, teksa në opinion u shfaqën fotografi të takimeve të tij me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili e përshkroi si njeri që pyetet për çdo gjë në veri. Nën drejtimin e Radoiçiqit Lista Serbe fitoi disa privilegje nga Prishtina zyrtare, siç janë vendet e punës në ndërmarrjet publike”, thuhet ndër të tjera.

Lexo më shumë  Krisje në raportet Rama-Fevziu-Baton Haxhiu? Rama përmend udhëtimet e tyre në Ekuadorin dhe Venezuelën e narkodiktaturës

Radojiçiq përmendet po ashtu për sulme fizike dhe verbale ndaj bashkëpunëtorëve të tij, grabitje të një biznesmeni në Shkup. /Kosocanews

Rruga Press

YouTube player