Bota

Restoranti bëhet vatër e re evropiane e Omicronit, pas darkës në Norvegji raportohen 120 raste të infeksionit

Rreth 120 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, pasi që ishin brenda një restoranti në Norvegji ku është mbajtur një event – duke u bërë kështu vatër e infeksionit, raporton televizioni NRK – duke shtuar se dyshohet se gjysma e rasteve janë me variantin e ri të coronavirusit i njohur si Omicron.

Instituti norvegjez për Shëndetësi (FHI), ka konfirmuar 13 raste të Omicronit pas darkës së shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Nga 120 persona sa ishin në total në restorant, 70 prej tyre kanë marrë pjesë në event. Dy vizitorë së fundmi ishin në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq 45 nga 50 persona tjerë kishin vizituar restorantin po të njëjtën ditë. Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithëve që vizituan lokalin pas 26 nëntorit, që të lajmërohen te organet kompetente.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Sipas të dhënave të FHI-së, nga e shtuna, në Norvegji janë raportuar 19 raste me variantin Omicron, përfshirë katër persona që së fundmi kishin ardhur nga Afrika e Jugut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *