Bota

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan zjarrit që përfshiu katedralen në prill të 2019-s, ata tani po pastrohen.

Fillimisht ata duhet të hiqen me kujdes nga struktura e tyre. Më pas, panelet e brishta u dërgohen 8 punishteve të restaurimit, që tashmë kanë nisur punën për t’i kthyer xhamat në lavdinë e tyre të mëparshme.

Lexo më shumë  Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Vetë punëtorët që po kryejnë procesin janë pajisur me një pambuk thithës i ngjyer me ujë dhe alkool, si dhe me shumë durim.

“Pambuku shërben për të hequr mbetjet dhe na lejon të konstatojmë ngjyrat dhe të mos i shohim ato me mbulesën e zezë. Ndaj është goxha e lehtë”, thotë Flavid Vincent Petit, punonjëse.

Ky operacion është i pari për restaurimin e pjesës së brendshme të objektit të kultit. Objektivi është i njohur: hapja e tij për publikun në vitin 2024.

Lexo më shumë  Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë

“Ne duhet ta arrijmë këtë objektiv dhe mund t’ju them se brenda godinës të gjithë janë në lëvizje”, shprehet Jean Louis Georgelin, mbikëqyrës i punimeve për restaurimin e Notre Dame.

Në vjeshtë të 2023-shit, xhamat me ngjyra duhet të ndodhen në vendin që mbanin për më shumë se 9 shekuj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *