Lajme

Reshjet e dëborës, bllokohet Malësia e Madhe, trashësia 60 cm

Reshjet e borës kanë bllokuar lëvizjen e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Dëbora e rënë në Malësinë e Madhe ka krijuar vështirësi për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve. Trashësia e dëborës në Lëpushë ka shkuar në 60 cm, ndërsa në Qafën e Bërdelecit lëvizja është vështirësuar shumë.

Raportohet se asnjë borëpastruese nuk ka mbërritur dot në këto zona për shkak të terrenit të vështirë dhe trashësisë së dëborës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar gjatë dy javëve të fundit ku ka patur reshje të dendura shiu dhe dëbore në pjesë të ndryshme të vendit. Sot temperaturat kanë shënuar sërish ulje.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *