KryesoreLajme

Republika Sërpska kërkon aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleancë me Serbinë dhe Hungarinë, tha të premten lideri i këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Sërpska të shtunën.

“Republika Sërpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Sërpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, tha Dodik në Banjallukë.

Lexo më shumë  Kosova pjesë në stërvitjen rajonale të FloodNorthAlb

Megjithatë, Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës ia ndalon entiteteve të vendit të kenë kompetenca për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm institucionet qendrore të Bosnjës.

Zyrtarët policorë të Qendrës për Luftën kundër Terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Hungarisë, në një vizitë zyrtare në Banjallukë të Republikës Sërpska. Fotografi e 26 shkurtit 2025.

Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit.

Kushtetuta ua lejon entiteteve të lidhin marrëveshje edhe me shtete dhe organizata ndërkombëtare, por me pëlqimin e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës, e cila mund të parashikojë me ligj që një pëlqim i tillë nuk kërkohet për lloje të caktuara të marrëveshjeve.

Lexo më shumë  Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Ato gjithashtu kanë të drejtë të lidhin marrëdhënie të veçanta paralele me shtetet fqinje, por vetëm në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Qeveria hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e ka përqendruar për vite me radhë vëmendjen e saj në Republikën Sërpska, dhe jo në të gjithë Bosnje e Hercegovinën. Ajo e ndihmoi gjithashtu Qeverinë e Dodikut me një kredi nga banka shtetërore hungareze.

Orban, partia e tij dhe zyrtarë të tij, u takuan ekskluzivisht me zyrtarë shtetërorë në Bosnje e Hercegovinë vetëm deri në vitin 2019.

YouTube player
sqhrenfrdeit