Argument

Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh, por jo më e madhe se egoja dhe tekat foshnjore të Lumir Abdixhikut

Nga Hysamedin Feraj

“Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh” – Lumir Abdixhiku, sot.

Por, jo më e madhe se egoja jote. As se tekat e tua foshnjore.

Po të perifrazohet Einsteini, egoja dhe teka jote po del të jetë më e madhe se vetë universi.

Bëhu burrë! Vendose një herë Republikën para etjes tënde për pushtet, për futjen e duarve në buxhet, për paratë u buxhetit që mund të të duhen t’ua kthesh borxhdhënësve oligrakë.

Bëhu një herë burrë dhe ki guximin të ndeshesh qoftë dhe një herë me agresionin e përditshëm serb kundër Republikës sonë.

Jepi vetes liri, qoftë dhe për një vendim të pavarur nga fijet që t’i luajnë të tjerët.

Sillu si qytetar i lirë, nëse mundesh, nëse nuk je nën shantazh që po të shtyp.

Suksese në këtë rrugë!

Rruga Press

YouTube player