Lajme

‘Reporterët Pa Kufij’ kërkon të hetohet dhuna e policisë ndaj gazetarit Gjençaj

Organizata ndërkombëtare për lirinë e medias – Reporterët Pa Kufij (RSF) – ka dënuar sjelljen e policisë ndaj gazetarit Ergys Gjencaj të martën dhe kërkon hetimin e saj.

RSF e quan sjelljen e policisë ‘pa respekt për lirinë e medias’.

Gazetari i News 24, Ergys Gjençaj u ndalua nga policia gjatë ushtrimit të detyrës. Ndalimi rreth një orë i Gjençaj erdhi pasi Forcat Speciale, veshur civil, po kërkonin të arrestonin një person, që ndodhej brenda automjetit të tij.

Lexo më shumë  Lubonja: Zvarritja e çështjes “Balluku”, në favor të mbulimit të krimit

Pasi ky i fundit u arratis, duke çarë rrethimin e policisë, policët sulmuan gazetarin që po filmonte ngjarjen, pavarësisht se ai u identifikua si gazetar.

Ai u detyrua të shtrihet barkas me duart pas koke dhe më pas u mbajt i rethuar nga policët për rreth një orë.

Shoqata e Gazetarëve Europianë ka reaguar gjithashtu për incidentin duke theksuar se ai është tregues i një qasjeje agresive të policisë ndaj gazetarëve dhe vështirësive me të cilat përballen ata gjatë punës.

Lexo më shumë  Kurti merr letër urimi nga Kancelari i Austrisë: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën

Hetim për ngjarjen ka kërkuar edhe Unioni i Gazetarëve në Shqipëri.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka nisur ndërkohë një hetim për ngjarjen./exit/

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *