KryesoreLajme

Repart modern, shtretër digjitalë dhe pajisje të reja – Kurti dhe Vitia përurojnë Repartin e Hemodializës në Podujevë

Podujeva ka inauguruar sot për herë të parë Shërbimin e Hemodializës, duke u ofruar trajtim në vend pacientëve që deri tani detyroheshin të udhëtonin në Prishtinë.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Reparti i ri është i pajisur me 15 shtretër të digjitalizuar dhe antibakterialë, 16 aparate moderne të prodhimit të vitit 2025, si dhe sistem osmoze për furnizim me ujë të pastër e të dejonizuar për procesin e dializës. Po ashtu, janë ndërtuar dy dhoma të veçanta për pacientët e infektuar që kanë nevojë për trajtim.

Lexo më shumë  Mobilizime qytetare në Serbi: 2026, një pikë kthese?

Sipas Kurtit, ky shërbim do t’i shërbejë 32 pacientëve nga Podujeva, të cilët nga sot do të marrin trajtimin jetik në Poliklinikën Specialistike të komunës së tyre, duke shmangur udhëtimet e shpeshta drejt Prishtinës.

Kryeministri uroi qytetarët e Podujevës dhe përgëzoi bashkëpunimin mes Komunës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor e Klinik Universitar të Kosovës, që bëri të mundur realizimin e këtij projekti.

Lexo më shumë  Peci përuron pllakën përkujtimore për 10 shqiptarët e vrarë në Natën e Tmerrit në Mitrovicë
YouTube player