Lajme

‘Rënia zgjati 3 sekonda, ndjemë goditje të madhe’/ Ashensori u shkëput, DËSHMIA e të plagosurës

Një nga gratë që mbeti e plagosur pas shkëputjes së ashensorit në Astir ka dhënë dëshminë e saj. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen e prokurorisë në lidhje me dëshminë e të plagosurës.

Gruaja e cila mbeti e plagosur ka rrëfyer për hetuesit e çështjes së kishte qenë për darkë në shtëpinë e kushërirës, kur rreth orës 23:50 kishte dalë prej aty dhe bashkë me dy vajzat e saj të mitura, 5 dhe 7 vjeçe dhe 5 persona të tjerë, kishin hipur në ashensor. Pasi kanë shtypur ‘zero’, kanë ndjerë një rënie për 3 sekonda, e cila në fund u shoqërua me një zhurmë të çuditshme të ashensorit duke përfunduar me një goditje të madhe.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Sapo ashensori nisi të zbriste poshtë, kam dëgjuar një zhurmë të çuditshme ku edhe është shkëputur menjëherë duke rënë në gjendje të lirë. Kjo rënie zgjati 3 sekonda dhe ashensori ka ndaluar duke dhënë një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje te pjesa e këmbëve. Jashtë na nxorën familjarët tanë, hapën derën me forcë.”, tha gruaja e plagosur, e cila ndodhet ende në spitalin e Traumës duke marrë mjekim.

Shkëputja e ashensorit ndodhi tre ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Kavot u shkëputën rreth orës 00:05 duke lënë të plagosura dy gra, një prej tyre shtatzënë. Ngjarja e rëndë tronditi banorët të cilët për mediat janë shprehur se kanë ngecur dhe më parë në ashensor. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, konfirmoi zyrtarisht përmes një njoftimi se ashensori i pallatit nuk rezulton i regjistruar dhe nuk ishte kolauduar prej kohësh. Madje kavot nuk ishin ndërruar që nga koha kur ashensori ishte montuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *