Rënia e numrit të votave shkak nga pjesmarja e ulët në zgjedhje
Dalja e vogël në rrethin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2021, më e ulëta që nga pavarësia e deri më tani, i “shkriu” votat e partive politike, në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës, sipas ueb-faqes së KSHZ-së është 48,99 për qind. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski paralajmëroi se ka mundësi që të ketë korrigjime eventuale, sepse ende po mbërrijnë të dhëna nga KKZ. Megjithatë, edhe me korrigjime eventuale dalja mbetet historikisht më e ulëta deri më tani dhe më e vogël se minimumi prej 56 për qind që është vërejtur në zgjedhjet lokale në vitin 2005.
Sipas të dhënave për numrin e votave të fituara për këshillat komunalë, të publikuara deri më tani në ueb-faqen për Zgjedhjet Lokale 2021 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, më së shumti vota ka VMRO-DPMNE – 285.525, pastaj LSDM – 239.214, pastaj BDI – 103.805, ASH/A – 55.540, E majta – 50.181, Besa – 25.426 dhe PLD/RDM – 24.850. Kandidatët e pavarur në këto zgjedhje fituan 54.475, që është më shumë se rritje e dyfishtë në krahasim me vitin 2017.
VMRO-DPMNE tani ka rënie prej rreth 50 mijë vota në krahasim me vitin 2017, kur kanë pasur 335.769 vota, përderisa LSDM shënon ulje prej mbi 180 mijë vota. Nën 21 mijë vota ka edhe Besa.
Në krahasim me zgjedhjet e fundit – të parakohshme parlamentare në vitin 2020 kur LSDM dhe Koalicioni (Besa dhe PLD/PDSH) kishin 327.408 vota, në këto zgjedhje të gjithë kanë – 289.490 vota, që është rënie prej 37 mijë vota. Ulje prej rreth 27 mijë vota ka edhe në VMRO-DPMNE për koalicionin e të cilëve në zgjedhjet lokale u deklaruan 315.344 qytetarë.
Rënie minimale në krahasim me zgjedhjet parlamentare ka edhe te BDI-ja, por në krahasim me zgjedhjet paraprake lokale shënon rritje prej 14 mijë vota nga 89.724 vota në vitin 2017 në 103.805 në vitin 2021. Trend të njëjtë ka edhe ASH/A, e cila ka rritje prej gjashtë mijë vota nga 49.125 në vitin 2017, në 55.540 vota në vitin 2021. Megjithatë, edhe ASH/A sa i përket zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar kur ka miratuar 81.620 vota, tani ka më pak se rreth 26 mijë vota.
Rritje shënon E majta e cila në zgjedhjet e së dielës fitoi 50.181 vota, në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 kur kishte 37.426.
Dalje më të lartë në vitin 2013 – 67 për qind
Zgjedhjet më 17 tetor ishin deklarimi i shtatë për pushtetin lokal nga pavarësia e shtetit, por të tretat në të cilat u zgjodhën kryetarët dhe listat e këshilltarëve në 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit. Të drejtë të votës kishin 1 824 864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani dhe rritje prej 10.220 votues, në krahasim me zgjedhjet në vitin 2017.
Dalje më të madhe në rrethin e parë ka pasur në zgjedhjet lokale në vitin 2013 – 67 për qind, ndërsa më të vogël 56 për qind – në zgjedhjet lokale në vitin 2005.
Në rrethin e dytë rezultat më të madh në zgjedhjet lokale në vitin 2013 – 65 për qind, përderisa më të vogël – 43 për qind në zgjedhjet lokale në vitin 2009.
Zgjedhjet e para lokale më 17 nëntor të vitit 1996 – dalje në rrethin e parë – 60%, në rrethin e dytë 51%.
Zgjedhjet e dyta lokale më 10 shtator 2000 – dalje në rrethin e parë – 59%, në rrethin e dytë 53%.
Zgjedhjet e treta lokale më 13 mars 2005 – dalje në rrethin e parë – 56,36%, në rrethin e dytë – 53,66%.
Zgjedhjet e katërta lokale më 22 mars 2009 – dalje në rrethin e parë – 57%, në të dytin – 43%.
Zgjedhjet e pesta lokale më 24 mars 2013 – dalje në rrethin e parë – 67%, në të dytin – 65%.
Zgjedhjet e gjashta lokale më 15 tetor 2017 – dalje në rrethin e parë 60%, në rrethin e dytë– 52%.
Rruga Press

