Rëndohet gjendja me pandemi në Francë
Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.
Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë përgjatë muajit të fundit derisa varianti i ri, Omicron detyroi autoritetet të marrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë.
Më shumë se 1 person në çdo 100 në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar ndaj koronavirusit, njoftuan shërbimet mjekësore lokale. Shumica e rasteve të infektimeve të reja ndërlidhën me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë ditët në vazhdim.
Njëkohësisht më shumë se 1 mijë persona vdiqën në Francë për shkak të virusit përgjatë javës duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122,000.
Qeveria e Francës pritet të takohet më 27 dhjetor për të diskutuar rreth hapave të ri derisa njohësit bënë thirrje që hapja e shkollave të shtyhet edhe për një kohë.
Qeveria shpreson që procesi më i shpejtë i vaksinimit do të mjaftojë që vendi të mos izolohet sërish./rel/