Rëndohet bilanci i viktimave në Kiev, 63 zjarrfikës në vendngjarje për të shuar flakët pas bombardimeve
Të paktën tetë persona janë vrarë në një sulm rus në një qendër tregtare në lagjen Podilskyi të kryeqytetit ukrainas të Kievit, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Një qendër tregtare dhe makina në një parking ngjitur morën flakë pas bombardimeve ruse në rrethin Podilskyi të Kievit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës të dielën vonë, duke shtuar se 63 zjarrfikës punuan për të shuar flakët që kishin arritur deri në katin e tretë dhe të katërt të qendër tregtare.
“Si pasojë e sulmit me raketa armike dhe zjarrit që rezultoi, u shkatërrua një qendër tregtare, u dëmtuan xhamat e ndërtesave të banimit aty pranë dhe automjetet e parkuara në afërsi”, tha Prokurori i Përgjithshëm në një postim në kanalin e saj Telegram.
Prokurori i Përgjithshëm sugjeroi se numri i viktimave mund të rritet, duke shtuar se numri i të vdekurve bazohej në informacionet paraprake.
Rruga Press