KryesoreSport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet në vend numëro, Kosova përmirëson pozicionin e saj

Është publikuar përditësimi i fundit i renditjes së FIFA-s për vitin 2024 për përfaqësueset e futbollit në të gjithë globin.

Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 65-të, i njëjti pozicion ku ishte një muaj më parë.

Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja Dardane ka fituar dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 99-të.

Pra ekipi i drejtuar nga Franco Foda tashmë është mes 100 kombëtareve më të mira të Botës.

Lexo më shumë  Klodian Braho në krye të SPAK, mes presionit të ambasadave dhe llogarive politike

Ndërkohë në lidhje me kryesueset e këtij klasifikimi në top 10-tshe gjërat pak kanë ndryshuar, në krye është Argjentina, kampione bote në fuqi, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili.

Hyn në top-10 Gjermania ndërkohë që del jashtë saj Kolumbia.

YouTube player

Lexo më shumë  Barometri i Ballkanit 2025/ Shqetësim në Shqipëri, çmimet e larta