KryesoreOpinion/Aktualitet

Rendi i ri botëror që propozon ministri i jashtëm rus

Nga Elvis Hoxha

Rendi i ri botëror që propozon ministri i jashtëm rus, Lavrovi, me të cilin, po e them kalimthi, ishin të lumtur të dilnin në foto Edi Rama dhe Baton Haxhiu, ka disa veti:

  • Hedh predha mbi civilët dhe mbi fëmijët;
  • Ua kthen ushtarët rusë familjeve të tyre në thasë plastikë natën, që të mos merret vesh nga mediet botërore;
  • E kthen një shtet, sado të madh, në popull të burgosur nga kleptokracia;
  • Godet reaktorët bërthamorë për ta vënë në dyshim shëndetin e rusëve dhe të gjithë banorëve të tjerë të Evropës;
  • Ndërhyn në sovranitetin e popujve deri në rrafshimin e tyre, siç ka bërë tashmë në Siri, Çeçeni, Gjeorgji dhe së fundmi në Ukrainë;
  • Arreston me mijëra rusë që dalin në shesh për të shprehur qëndrimin e tyre kundër luftës;
  • Helmon dhe vret oponentët politikë rus pa asnjë skrupull;
  • Shpërndan pasurinë e popullit në xhepat e disa oligarkëve;
  • Funksionon me banda mercenarësh që i mirëmban vetë, mercenarë që e kanë për natyrë të përdhunojnë e vrasin pa dallim moshe dhe gjinie;
  • E transformon Rusinë në Kore të veriut dhe Ukrainën në Siri;
  • E vendos njerëzimin përpara evidencës së bombës bërthamore si të fliste për ndonjë dhuratë të ëmbël dhe jo për kërcënim planetar;
  • Zgjon të gjithë egërsinë në shtete gjenocidalë, si Serbia, apo në shtete diktatorialë, si Bjellorusia.
Lexo më shumë  BE miraton pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

Por le të shtojmë edhe disa konstatime të vlefshëm:

  • Na tregon ngadalësinë dhe pasigurinë me të cilën ka vepruar Evropa. Dhe këtu është ende shembulli i vetë presidentit Macron. Ky i fundit, përveç përpjekjeve që kryen për të vendosur piketat e një zgjidhjeje diplomatike të luftës së Ukrainës, tregon gjithnjë se ka një respekt të madh për fuqinë e Rusisë dhe mbetet servil ndaj Serbisë. Rusia nuk ka asnjë fuqi veç zhdukjes bërthamore të njerëzimit. Serbia nuk ka asnjë fuqi përveçse përkëdheljes franceze. Po ky Macron e vuri në dyshim me sa mundi NATO-n.
  • Na tregon se këtej e tutje BE-ja duhet të jetë e kujdeshme në ndërtimin e stafit të saj përfaqësues. Institucionet e saj nuk janë vende punësimi për rioshat me master. Në krye nuk mund të vendosen njerëz pa fuqinë mendore, rasti i Borrellit, dhe pa idenë evropiane, rasti i Lajçakut.
  • Zbulon se njerëzimi sado i civilizuar dhe i teknologjizuar, përballë kërcënimit bërthamor, del i pafuqishëm.
Lexo më shumë  Polonia thotë se pjesëtarët e saj po sulmohen në kufirin me Bjellorusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *