Opinion/Aktualitet

REL: Cilët gazetarë mund t’i shpallë Rusia si agjentë të huaj?

Qeveria ruse e ka intensifikuar fushatën e saj kundër gazetarisë së pavarur, duke i shpallur mediat dhe gazetarët e shumtë si “agjentë të huaj”.

Gazetarët ka kohë që shtrojnë pyetjen: Pse disa media dhe gazetarë janë shënjestruar nga autoritetet ruse dhe disa të tjerë jo?

Në muajin dhjetor të vitit 2020, pesë rusë, tre prej të cilëve korrespodentë të Radios Evropa e Lirë, pastaj një aktiviste e të drejtave të njeriut si dhe një artiste nga Shën Petersburgu i përfshinë në listën e “agjentëve të huaj” të Rusisë. Shumë pyetje u ngritën sa i takon arsyes së përzgjedhjes së këtyre persona për t’u përfshirë në listë.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë është organi që merr vendimin zyrtarisht për shtimin ose heqjen e mediave nga lista e “agjentëve të huaj”. Më 23 gusht, kjo Ministri sqaroi se cilat kritere përdoren për të shtuar në listën e “agjentëve të huaj” mediat apo gazetarët. Përcaktimi në këtë listë nuk nënkupton drejtpërdrejt akuza penale, por më tepër parasheh rritjen e kërkesave burokratike dhe shpesh largimin e partnerëve financues.

Kriteret përfshijnë përjashtimin pothuajse në çdo formë të kontaktit me organizatat e huaja.

Shpjegimet u bënë gjatë një tryeze të rrumbullakët mbi ligjin e “agjentëve të huaj” i organizuar nga Këshilli i Kremlinit për të Drejtat e Njeriut.

Yeva Merkacheva, një anëtare e Këshillit, tha përmes një postimi në Facebook se zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Roman Tsyganov, nuk dukej “rehat” derisa arsyetonte goditjen ndaj gazetarisë nga ana e Rusisë para figurave publike dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Sipas saj, Tsyganov shpjegoi se gazetarët mund të vendosen në listë nëse shkojnë në udhëtime të financuara nga një organizatë e huaj, marrin para për të udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare ose për të marrë një çmim për gazetari që e kanë fituar, apo nëse marrin para nga të afërmit ose miqtë jashtë vendit.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Për më tepër, shteti nuk ka nevojë të japë dëshmi që gazetari ose një medium i caktuar është e angazhuar në “veprimtari politike” – një nga kriteret zyrtare për t’u shpallur “agjent i huaj” në Rusi.

“Gjërat nuk janë mirë. Çdo gazetarë është potencialisht një agjent i huaj”, shkroi Merkacheva, duke bërë një përmbledhje të takimit.

Merkacheva, një ish-gazetare e cila tani angazhohet për të drejtat e gazetarëve të ndaluar premtoi se do të bëj përpjekje për të shtyrë përpara një ndryshim në ligj, në të cilin do të përfshihej një sistem paralajmërimi përmes së cilit do të paralajmëroheshin gazetarët për shkeljet e mundshme dhe një sistem gjobash që do t’i paraprijë përfshirjes zyrtare në “listën e agjentëve të huaj”.

Por, ajo paralajmëroi se, çdo ndryshim i tillë, nuk mund të zbatohej para tetorit.

Deklarata e saj u kritikua menjëherë përmes disa komenteve në Facebook.

“I gjithë ligji është monstruoz. Duhet të hiqet”, shkroi përdoruesja e Facebook-ut, Sonia Sokolova.

“Ju po përpiqeni të bëni tregti për mënyrën më të mirë për të prerë kokat – me një goditje, ose pjesë-pjesë”, shkroi ajo.

Gjatë takimit, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Tsyganov ka shpjeguar se një media ose individ mund të kërkojë të largohet nga regjistri i “agjentëve të huaj” duke bërë një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë dhe duke siguruar prova që nuk merr më financime të huaja.

Por, deri më tani asnjë individ “agjent i huaj” nuk ka qenë ende i suksesshëm që të dëshmojnë këtë.

“Për mbi një muaj, unë jam duke përmbushur kërkesat e pakuptimta të ligjit për agjentët e huaj”, shkroi gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Yelizaveta Mayetnaya në një postim në Facebook më 24 gusht.

“Unë nuk po marr asnjë përgjigje se në bazë të të cilave shkelje më kualifikuan si person që duhet të përfshihem në këtë listë”, tha ajo.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Në postimin e saj, Merkacheva tha se rruga ligjore që është përcaktuar për të larguar dikë nga lista “thjesht nuk funksionon”.

Legjislacioni i ashtuquajtur për “agjent të huaj” i Rusisë u miratua në vitin 2012 dhe është përditësuar në mënyrë të përsëritur.

Ligji kërkon që organizatat joqeveritare që marrin ndihmë nga jashtë dhe që Qeveria konsideron se janë të angazhuara në aktivitete politike të regjistrohen, të identifikojnë veten si “agjentë të huaj” dhe t’i nënshtrohen kontrolleve.

Plotësimet që iu bënë më vonë ligjit përfshinin edhe mediat e financuara nga jashtë.

Në vitin 2017, Qeveria e Rusisë e vendosi në listë Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë, së bashku me gjashtë shërbime të tjera të lajmeve në gjuhën ruse të REL-it, dhe Current Time, një rrjet i udhëhequr REL në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e ka dënuar legjislacionin duke thënë se ka për qëllim të “demonizojë grupet e pavarura”.

Derisa komuniteti i gazetarëve i Rusisë ka shprehur shqetësim për këtë ligj, në përgjithësi nga popullata ruse ka pasur pak zëra protestues.

Më 24 gusht, Grupi i Punës për Media i Parlamentit Evropian lëshoi një deklaratë duke dënuar ashpër përdorimin e legjislacionit nga qeveria ruse.

Gjatë fundjavës, disa gazetarë u arrestuan dhe një sindikatë e gazetarëve ka kërkuar leje për të organizuar një protestë në qendër të Moskës në fillim të shtatorit.

“Unë besoj se ne gjithmonë duhet të shprehim pikëpamjet tona dhe të mos heshtim. Puna jonë është të mos heshtim”, tha për Shërbimin Rus të Radios Evropa e Lirë, Denis Kamalyagin, kryeredaktor i një gazete lokale i cili gjithashtu është në listën e agjendëve të huaj./REL

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *