Rektori “kopjac” Artan Hoxha ngre në revoltë pedagogët në Tiranë. Protestë kundër plagjiaturës para Rektoratit të UT-së
Pedagogë, studnetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë këtë të premte në një protestë para rektoratit të Universitetit të Tiranës kundër plagjiaturës.
Shkak janë bërë publikimet në media të plagjiaturave të Rektorit të Tiranës Artan Hoxha dhe disa prej dekanëve të fakulteteve të UNT-së, të cilët kanë marrë tituj alkademikë me punime të kopjuara.
Ata i bënë thirrje Këshillit të Etikës në UT të marrë masa dhe të largojë nga jeta akademikë këta hajdutë të titujve të tyre të pamerituar.
Rruga Press