Bota

Rekordi famëkeq i policisë amerikane, vrau mbi 1170 persona në 1 vit

Forcat policore në SHBA vranë të paktën 1 176 njerëz në vitin 2022, mesatarisht më shumë se tre persona në ditë ose pothuajse 100 njerëz në muaj, që përfaqëson një rekord famëkeq që nga fillimi i matjes në vitin 2013, tha organizata Mapping Police Violence.

Pothuajse një e treta e njerëzve vriten për shkak të moszbatimit të ligjit dhe sipas ekspertëve, përdorimi i armëve të zjarrit nga policia në raste të tilla është i tepruar dhe mund të rrezikojë persona të tjerë që ndodhen pranë ngjarjes, raporton Guardian.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Çekuilibri racor vazhdon. Pothuajse një e katërta e të gjithë të vrarëve janë afrikano-amerikanë, edhe pse ata përbëjnë vetëm 13 për qind të popullsisë amerikane.

Të dhënat nga viti 2013 deri në vitin 2022 tregojnë se afrikano-amerikanët kanë tre herë më shumë gjasa të vriten nga policia sesa të bardhët, me një çekuilibër veçanërisht të rëndësishëm në Minneapolis dhe Çikago.

Në maj 2020, Amerika u trondit nga protesta të ashpra në rrugë pas vdekjes së George Floyd, një afrikano-amerikan i cili vdiq në Minneapolis për shkak të përdorimit të tepruar të forcës nga një oficer policie i bardhë, Derek Chauvin.

Më 7 korrik 2022, Chauvin u dënua me 21 vite burg për këtë krim, por shifrat tregojnë se dhuna policore është ende shumë prezente.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *