Bota

Rekord infektimeve në Francë e Greqi, Polonia shmang masat kufizuese

YouTube player

Në 24 orët e fundit Franca raportoi  179.807 raste të reja me COVID-19, deri tani numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria franceze njoftoi të hënën masa të reja kufizuese në një përpjekje për të frenuar përhapjen evirusit, por iu shmang vendosjes së kufizimeve drastike përpara natës së Vitit të Ri.

Duke filluar nga java e parë e janarit, eventet e mëdha do të kenë kufizime kapacitetesh. Qeveria shpreson të përshpejtojë fushatën përforcuese të vaksinimit duke reduktuar kohën e marrjes së dozës së dytë apo të tretë nga katër në tre muaj.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Greqia njoftoi të martën numrin më të lartë të infeksioneve të reja me koronavirus. Në 24-orët e fundit u raportua për 21.657 të prekur, hera e parë që autoritetet e shtetit fqinj raportojnë një numër pesëshifror.

Nga të dhënat 9.882 u raportuan në Atikë dhe 2.665 në Selanik. Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) njoftoi se 6 persona humbën jetën.

Portugalia raporton raste rekord me Covid, por shtrimet në spital mbeten të ulëta. Në orët e fundit janë regjistruar 19 viktima. Portugalia ka një nga normat më të larta të vaksinimit kundër Covid në botë

Lexo më shumë  Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

Rreth 87% të popullsisë janë vaksinuar dhe pothuajse 2.4 milionë njerëz kanë marrë një vaksinë të tretë përforcues.

Ndërkohë në Poloni numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 ka rënë së fundmi me 30 për qind. Janë konfirmuar 25 raste të variantit të ri Omicron. Asnjë kufizim i mëtejshëm nuk është planifikuar

Belgjika gjithashtu heq disa kufizime. Një gjykatë belge pezulloi të martën mbylljen e mjediseve argëtuese, përfshirë teatrot, një masë e shpallur javën e kaluar nga kryeministri Alexander De Croo për të frenuar përhapjen e variantit Omicron.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *